Në një aksident trafiku në juglindje të Australisë, ku u përplasën një autobus, në të cilin kishte fëmijë dhe një kamion, u lënduan 45 nxënës të shkollave fillore, 18 prej të cilëve u shtruan në spital.
Aksidenti ka ndodhur të martën në një nga periferitë perëndimore të Melburnit.
Një automjet i rëndë është përplasur me një autobus shkollor që transportonte nxënës të shkollave fillore, pas së cilës autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/05/2-19.jpg)
Nga aksidenti mbetën të lënduar rëndë 18 nxënës, ndërsa të tjerëve iu dha ndihma mjekësore në vend dhe u dërguan në shtëpi.
“Fëmijët pësuan lëndime të rënda – prerje të rënda, fraktura dhe gjymtyrë të mavijosur, nëntë prej tyre u shtruan në spital në Melburn për trajtim urgjent kirurgjik, dhe tre fëmijë të tjerë pësuan lëndime të shtyllës kurrizore dhe do të operohen në një datë të mëvonshme”, tha drejtori i spitalit në Melburn, duke theksuar se gjashtë viktima të tjera të aksidentit, të moshave 5 deri në 11 vjeç, u transferuan në spitalin Sunshine dhe tre janë në gjendje kritike.
Policia e shtetit tha se drejtuesi i kamionit përgjegjës për aksidentin, u arrestua në vendngjarje dhe pritet të akuzohet për drejtim të rrezikshëm me pasoja të rënda. /Telegraf