Një aksident i rëndë i regjistruar mbrëmjen e së hënës në qytetin e Laçit ka përfunduar me një viktimë dhe dy të lënduar.
Rreth orës 22:00, janë përplasur dy automjete, njëri me drejtues shtetasin A. Z. dhe tjetri me drejtues shtetasin G. Xh. Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë shtetasi E. T., rreth 25 vjeç, pasagjer në automjetin që drejtohej nga G. Xh.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Xh., 23 vjeç, si edhe pasagjeri tjetër, shtetasi L. F., 23 vjeç, janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, raportojnë mediat në Shqipëri.
Ndërkohë, shtetasi A. Z. është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.



Të tjera
Aktuale
Policia apelon për kujdes ndaj mesazheve mashtruese në emër të bankave
Policia e Kosovës, i është drejtuar
Aktuale
Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka
Lajme
Ekzekutohen pagat e prillit: Pezullohet greva e punëtorëve teknikë në shkollat e Prishtinës
Punëtorët teknikë në disa shkolla të