Dy persona dyshohet se kanë humbur jetën në një aksident të rëndë të ndodhur paraditen e së enjtes në aksin rrugor Rrogozhinë-Elbasan.
Aksidenti është shënuar në vendin e quajtur ‘Bishti i Zhurit’, ku një automjet tip ‘Benz’ është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë.
Policia tha se si pasojë e aksidentit dyshohet se mund të kenë humbur jetën dy persona.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Botapress.info/