Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur në orët e para të së dielës në rrugën nacionale Mitrovicë-Zubin Potok.
Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar katër persona ku viktima femër kosovare pasi është dërguar në QKUK ka ndërruar jetë ndërsa tre të tjerët janë duke u trajtuar, dy në spitalin e Mitrovicës dhe një viktimë në QKUK.
Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar nga njësiti për hetimin e aksidenteve./Botapress/