Një burrë ka vdekur si pasojë e një aksidenti te “Rruga e Liqenit” në Mitrovicë dhe katër të tjerë janë lënduar.
Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe njëri nga drejtuesit pasi ka marrë trajtim mjekësor është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Të lënduarit tjerë gjithashtu u dërguan për trajtim mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i viktimës u dërgua në IML për obduksion.
“Rruga e Liqenit, Mitrovicë 10.10.2025 – 22:42. Raportohet se si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis dy veturave, një mashkull kosovar, ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Spitalin e Mitrovicës. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i cili ka qenë në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njëri nga drejtuesit e veturave i dyshuari mashkull kosovar, pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë



Të tjera
Lajme Opinione
Dritan Hila: Si po eksporton Albin Kurti revolucionin në Shqipëri
Albin Kurti është modeli i
Lajme
Gucati: Aktakuza për masakrën në familjen Jashari hap i rëndësishëm
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të
Lajme
Vazhdojnë kërkimet për 5-vjeçarin kosovar të zhdukur në një lumë në Zvicër
Autoritetet zvicerane po vazhdojnë përpjekjet intensive