Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh tek semaforët në udhëkryqin e Qendrës së Studentëve në Prishtinë.
IndeksOnline ka siguruar video nga vendi i ngjarjes ku shihen veturat e aksidentuara.
Në këtë aksident të përfshira janë dy vetura të tipit ‘Golf’.
Dyshohet se dy persona janë lënduar, Policia ka dal në vendin e ngjarjes.