Aleanca Kosovare e Bizneseve shprehu shqetësim të thellë lidhur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), që detyron bizneset me mbi 50 punëtorë dhe me mbi 10 milionë euro qarkullim vjetor të furnizohen nga tregu i hapur i energjisë
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, në konferencë për media, tha se janë kundër detyrimit të kompanive që të furnizohen nga tregu i hapur i energjisë deri pesëfish më shtrenjtë sesa nga KEK-u.
“Aleanca Kosovare e Bizneseve shpreh shqetësimin e vet të thellë në lidhje me vendimin e fundit të ZRRE-së, i cila drejtpërdrejt i ngarkon bizneset tona me tarifa të ndryshme. Problem thelbësor është që vendimi i ZRRE-së do të sjellë pasoja. Rritja e çmimit të energjisë elektrike 16.1 për qind është një rritje e madhe. Detyrimi i kompanive mbi 50 punëtorë dhe mbi 10 milionë euro qarkullim vjetor që të furnizohet nga tregu i hapur i energjisë elektrike do të jetë me çmim tre deri në pesë herë më të shtrenjtë sesa këto biznese mund ta blejnë nga KEK-u. Kjo situatë është e papranueshme, sepse cenon konkurrencën, rrit ndjeshëm koston për biznese, krijon pabarazi dhe diskriminim ekonomik. Kërkesa jonë është rishikimi i menjëhershëm i vendimit për kalimin e detyrueshëm të bizneseve nga tregu aktual në tregun e hapur dhe sipas nesh kjo është e padrejtë”, tha Shahini.
Edhe përfaqësuesja e kompanisë “Eurometal” kërkoi pezullim të menjëhershëm të vendimit për treg të hapur të energjisë , duke e cilësuar si të gabuar dhe të dëmshëm për prodhuesit.
“Ideja e liberalizimit të energjisë është që mos të krijohet monopol dhe të ketë kushte më të favorshme për bizneset, sidomos për prodhuesit. Mirëpo, liberalizimi i energjisë në Kosovë, ne si biznese na dëmton jashtëzakonisht shumë. Ne si kompani kemi kontrata katër deri në pesë vjet, që i bie ne nuk e dimë se si do të funksionojmë pas 1 qershorit. Kushtet që i kanë bërë: numri i punëtorëve dhe qarkullimi është vetëm dhënie hapësire disa kompanive për manipulim”, tha përfaqësuesja e “Eurometalit”.
Ndërsa, biznesmeni Naim Dedushaj nga Rrjeti i bizneseve të diasporës shqiptare kërkoi që të merren parasysh ndryshimet globale dhe të ndihmohen bizneset për të mbetur konkurrentë.
“Kush e ka marrë këtë vendim për këtë çështje? Situata globale tashmë ka ndryshuar, sidomos me ardhjen e presidentit të ri të SHBA-së. Duhet që para se të merret vendim të ndihmohen bizneset, që edhe këta të jenë konkurrentë. Tarifa e energjisë është rritur shumë dhe tani jemi në pikëpyetje. Kompanitë lëvizin nga Kosova dhe vendosen në rajon. T’i dëgjojmë këto zëra, t’i shqyrtojmë këto çështje”, tha Dedushaj.
Të tjera
Aktuale
Vdekja e 27-vjeçarit, ndalohen pesë policët – dyshohen për “Vrasje nga pakujdesia”
Janë ndaluar pesë zyrtarët policorë me
Aktuale
Vdes në QKUK i riu i dytë nga vetaksidenti në Treboviq të Pejës
Ka vdekur në QKUK edhe i
Aktuale
Rohde “interesohet” për konstituimin e Kuvendit, Kurti i flet për “përpjekjet” e tij dhe kërcënimin me bombë nga Serbia
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, takoi