Djali i Haxhi Shalës, Flakroni ka vizituar babain e tij sot në Hagë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Flakroni tha se komandant Topi ishte i palëkundur.
“Po ju dërgoj të fala nga Ai, me besimin që hapat tonë drejt tij e të tij drejt nesh, të pakësohen, sa më shpejtë!”, shkroi ai mes tjerash
Postimi i plotë:
Armë më të fortë se durimi i luftëtarit, kur qëndron në të drejtën e tij, nuk ka, Ai e di që betejën e ka të fituar.
“Topi” ishte i palëkundur edhe sot, e shtrëngimi i përqafimit të tij, më ngjau në atë kur e pashë për të parën herë pas çlirimit.
Në madhështinë e sakrificave të tij, sfidat tona të përditshme mbesin të padukshme e në vështrimin e Babës, veç dobësi nuk ka.
Baba e di mirë që krenaria venitë mure e grila e idealet nuk të lënë pa buzëqeshje.
Në padrejtësinë e dy dekadave më parë përcolli në amshim shokët e luftës e në këtë të tashmen, babën e tij.
E meqenëse arsyeja pse luftetarët janë gjallë është që të luftojnë edhe më tutje, ai nuk është dorëzuar as edhe një moment.
Po ju dërgoj të fala nga Ai, me besimin që hapat tonë drejt tij e të tij drejt nesh, të pakësohen, sa më shpejtë!



Të tjera
Lajme
A do të ketë koalicion LDK-LVV? Haziri: Deri më tani nuk ka pasur asnjë takim
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është
Aktuale
Çka ndodhi brenda banesës në Ferizaj ku u vra F.H.? Detaje nga kërkesa e Prokurorisë për caktim të paraburgimit ndaj të dyshuarës
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur
Uncategorized
Discover How Mr Fortune No Deposit Bonus Can Elevate Your Casino Experience
The world of online casinos is