Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka takuar sot emisarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Ai ka treguar se me diplomatin amerikan ka diskutuar për takimin e sotëm në Ohër.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se me Escobarin kanë diskutuar mbi rëndësinë jetike të zgjidhjes së kontestit mes Kosovës dhe Serbisë.
LEXO EDHE :
Detajet e fundit nga Ohri: Takimi mund të përfundojë pasdite ose në mbrëmje
“Kënaqësi të takoja sot Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar dhe Ambasadoren e 🇺🇸 në vendin tonë, znj. Angela Aggeler. Diskutuam mbi rëndësinë jetike të zgjidhjes së kontestit mes Kosovës dhe Serbisë për stabilitetin dhe ardhmërinë europiane të mbarë rajonit. Shpreha mirënjohje për rolin e jashtëzakonshëm të 🇺🇸 në të gjitha proceset e paqebërjes dhe konsolidimit demokratik të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Ahmeti.