Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u ka bërë thirrje gazetarëve që gjatë raportimit të kenë parasysh kodin etikë dhe standardet tjera profesionale profesionale
Duke marrë shkas nga një raportim joprofesional dhe joetik në disa medi sot, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës edhe njëherë u kujton kolegëve gazetarë dhe punëtorëve të tjerë medialë rëndësinë për t’iu përmbajtur Kodit Etik të Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Kodit Etik për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës.
“Roli i medias në demokracinë e re të Kosovës është esencial për ofrimin e informatave kredibile dhe të paanshme për qytetarët e vendit, në interes të publikut”, ka vlersuar AGK.