Të fundit janë ëndrrat
që ia vrasin kujtimet poetit
Çdo ditë nga pak të dytë dehem
Nën tingujt e simfonive titanikiane
Asnjë dritë nuk e lenë të shkëlqej
Në Lum të Podrimjes janë nisë
Drejt rebelimit të detit
më u ba piratë
Sa heronjë të fjalës
erdhën pas teje Azem
Secili pi nga një gotë
e dy dashuriqka të marra
Askush nuk dehet përpos meje poet
Bota rreth nesh më bën të krisur
Më mban gjallë fjala shkreliane
E di një fjalë prej guri
Dhe ngitëm ta shuaj etjen
Krojeve të vashave që t’u bënë
Çlirimtare të shpirtit
Sa shumë jetova si i marrë
Më mirë të isha djall
Mos t’i dëgjoj lutësit e marrëzisë
As ata që thonë sa të duam
Kah fundi i botës së poetit po ikim
Me kalorësit e fundit të Çakorrit ku shkohet
Çakorri është gjaku im që nuk falët
Sot nuk është koha për dashuri
Derisa atdheu më ikën nën këmbë.
03 qershor 2021 AGIM DESKU