Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, thotë se që nga fillimi i pandemisë, komuna që ai drejton ka ndihmuar 3339 qytetarë të infektuar me koronavirus, me gjithsej afër 170 mijë euro.
Bahtiri thotë se kjo mbështetje po vazhdon edhe sot e kësaj dite.Kreu i Mitrovicës ka porositur qytetarët të respektojnë masat dhe të marrin vaksinat anti-Covid.
Shkrimi i plotë:
Nga fillimi i pandemisë kemi krijuar plan veprimi dhe mbështetjeje, që qytetarët ta kalojnë më lehtë këtë situatë.Në këtë vazhdë, Komuna e Mitrovicës ka mbështetur financiarisht secilin qytetar që ka aplikuar për mbështetje, pas infektimit me COVID-19. Kjo mbështetje po vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Ju lus shumë që të respektoni masat anti-COVID, të vaksinoheni dhe të keni kujdes.AB