Kryetari i zgjedhur i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pranuar sot detyrën nga ish-kryetari Agim Bahtiri, raporton Botapress.info
Në Komunën e Mitrovicës sot është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit. Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje ia ka dorëzuar detyrën kryetarit të ri, Bedri Hamzës, nga Partia Demokratike e Kosovës.
Hamza fitoi në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajt më 17 tetor./Botapress.info/