Është kryetar i komunës së Mitrovicës në dy mandate por është edhe milionier. Por pasurinë e tij milionëshe nuk e ka krijuar si kryetar komune. Shumë milionëshe e pasurisë së tij është krijuar dhe gjendet jashtë vendit, por nuk mund të ankohet as për pasurinë dhe të ardhurat e krijuara në Kosovë. FJala është për Agim Bahtirin, kryetar të Komunës së Mitrovicës, shkruan Botapress.
Agim Bahtiri në deklarimin e pasurisë së tij për vitin 2021 në Agjencinë Kundërkorrupsion të Kosovës ka dhënë këto të dhëna:
Katër shtëpi të trashëguara që kapin vlerën prej 1 milion e 360 mijë euro,
Mbi 1mijë e 200 hektarë tokë, të trashëguar nga prindërit në vlerë prej mbi 600 milion euro,
Shuma të deklaruara në bankë
Banka Ekonomike
Paga nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës 17.687.64
Paga Mitrofresh Green + Mushroom Farm – Holandë 336 mijë euro, shkruan Botapress.
PASURIA E DEKLARUAR E AGIM BAHTIRIT Agim Bahtiri.pdf