Aeroporti “Adem Jashari” është mbushur me mërgimtarë të cilët po presin të kthehen në vendet ku jetojnë.Një fotografi e bërë sot, tregon fluksin e madh të mërgimtarëve që do të kthehen me aeroplanë në shtetet ku jetojnë.
Edhe parkingu i aeroportit është mbushur me automjete.
Ndërkohë, fluks ka edhe nëpër pika të ndryshme kufitare për të dalë nga Kosova.
Sivjet është vërejtur numër i madh i mërgimtarëve që kanë vizituar vendlindjen e tyre, gjithashtu ekspertët e ekonomisë kanë njoftuar për shuma të mëdha parash që mërgimtarët kanë sjellë në Kosovë.