Bordi i RTK’së ka emëruar gazetarin e njohur shqiptar Adi Krastën, si zëvendësdrejtor të Përgjithshëm në Radiotelevizionin e Kosovës.
Emërimi i tij në këtë pozitë është bërë me tetë vota për dhe asnjë kundër.
Shtyhet për një javë afati për aplikim në FSK, Ministria tregon arsyen
“Me tetë vota për dhe asnjë kundër, Bordi i RTK-së emëroi gazetarin e mirënjohur shqiptar Adi Krastën, si zëvendësdrejtor të Përgjithshëm në Radiotelevizionin e Kosovës – RTK, me rekomandim të Drejtorit të përgjithshëm. Për më shumë se tri dekada përvojë punë ne gazetarinë televizive dhe jo vetëm, Adi Krasta i cili këtë të shtunë mori pozitë drejtuese në transmetuesin publik të Kosovës, i bashkohet mediumit të vetëm publik në Kosovë në momente vendimtare të zhvillimit dhe përparimit të tij”, thuhet në njoftimin e Bordit të RTK’së.
Në këtë mbledhje Bordi i RTK-së ka miratuar edhe projeksionin buxhetor të RTK-së për vitin 2023.