Deputeti i VV’së, Artan Abrashi, ka thënë se inatet destruktive politike po e mbajnë peng kuvendin e Kosovës.
“Shprehim zhgënjimin tonë të thellë për këtë bllokadë të qëllimshme dhe në plotni në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës që bëhet nga partitë opozitare. Zgjedhjet janë proces demokratik dhe në rastet kur nuk i fiton ato minimalja e etikës politike besa dhe njerëzore, është ta pranojë dhe të reflektojë karshi rezultatit dhe të vazhdojmë tutje me rrjedhën procedurale të konstituimit të organeve kushtetuese të shtetit tonë. Por kjo nuk po ndodh në Kosovë. Inatet destruktive politike, pa ndonjë qëllim të qartë, po e mbajnë peng tash e disa kohë Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Abrashi.
Ai ka thënë se VV është e vetmja palë konstruktive.
“Po shihet qartë kush është bllokuesi”, tha ai.
Ai shtoi se partitë tjera nuk janë të interesuara “të bëjnë shtëpi”.
“Ata po hyjnë e po dalin pa i kry obligimet për çka janë votu dhe zgjedh”, tha ai.



Të tjera
Aktuale
Dyshohet se u hodh nga kati i 9-të – vdes tragjikisht një grua në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka tronditur
Aktuale
Kurti për 2 milionë eurot e ndara për aviokompanitë
Kreu në detyrë i Qeverisë së
Ekskluzive Lajme
Rrëfimi emocionues i Gjeneralit të LDK-së, Gëzim Hazrolli
Kandidati i LDK-së për deputet në