Pas mbajtjes së liturgjisë në Kishën Ortodokse që është në oborrin e UP-së, nga Peshkopi Teodosije i Dioçezës së Rashkës dhe Prizrenit, ka reaguar edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
Tahiri thotë se kishës që u ndërtua dhunshëm në oborrin e Universitetit, qeveria Kurti ia paska gjeur çelësin.“Ende pa arritur në tryezën e bisedimeve me Vuçiqin, kryeministri qenka kujdesur t’i bëjë “dhuratë” sa për t’ia ndrequr disponimin” shkruan Tahiri në Facebook.
Reagimi i plotë:
“Kishës” së pretenduar e të kontestuar që u ndërtua dhunshëm në oborrin e Universitetit, e cila simbolizon terrorin e Millosheviçit, qeveria Kurti ia paska gjetur çelësin.Ende pa arritur në tryezën e bisedimeve me Vuçiqin, kryeministri qenka kujdesur t’i bëjë “dhuratë” sa për t’ia ndrequr disponimin.
E nesër në seancë, sigurisht se do të na flet për parime e kësi gjerash