Kreu i LDK’së dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka votuar i shoqëruar nga bashkëshortja e tij në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.
Pasi hodhi votën, ai u prononcua për gazetarë ku bëri thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve.
“Zgjedhjet janë festë për popullin tonë, janë festë e demokracisë e shprehjes së lirë dhe e vullnetit të popullit të Kosovës dhe siç kemi dëshmuar tash e sa kohë e fatkeqësisht shpesh kohëve të fundit, por fatmirësisht Kosova organizon zgjedhje të mira, të mbara dhe demokratike dhe sot presim që në këtë ditë të bukur edhe zgjedhje të mira dhe demokratike. Janë të gjitha kushtet që populli i Kosovës të vendosë fatin për katër vitet e ardhshme. Sot është një ditë ku brenda 12 orëve, nga 7 e mëngjesit në 7 të mbrëmjes, vendoset fati i Republikës, prandaj çdo votë ka rëndësi dhe në këtë drejtim pres pjesëmarrje masive të popullit të Kosovës”, tha ai.



Të tjera
Aktuale
S’ka sinjale për formimin e institucioneve!
Ndërsa vendi po përballet me krizë
Lajme
Hashim Thaçi i qeshur në imazhin e fundit të ndarë nga djali i tij
Endrit Thaçi ka publikuar në llogarinë
Aktuale
Vetëdorëzohet në polici, i dyshuari për tentim vrasjen e javës së kaluar në Prishtinë
Është vetëdorëzuar në stacion policor i