Abdixhiku takohet me Limajn: Një mik i shkëlqyeshëm

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumri Abdixhiku dhe ai i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj janë takuar sot gjatë ditës.

Abdixhiku e quajti “të shkëlqyeshëm” takimin me Limajn.

“Ishte një takim i shkëlqyeshëm me një mik të shkëlqyeshëm siç është Fatmir Limaj”, tha ai.

I pyetur për diskutimet që janë bërë, kreu i LDK-së tha: “Me pasë dashtë ju me ditë, ju kishim thirrë brenda në takim”.

Takimi vjen një ditë pasi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk arriti ta krijojë një shumicë parlamentare për votimin e qeverisë së re, e cila dështoi të zgjidhej.

Të tjera

Lajme Opinione

Dritan Hila: Si po eksporton Albin Kurti revolucionin në Shqipëri

  Albin Kurti është modeli i

Lajme

Gucati: Aktakuza për masakrën në familjen Jashari hap i rëndësishëm

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të

Lajme

Vazhdojnë kërkimet për 5-vjeçarin kosovar të zhdukur në një lumë në Zvicër

Autoritetet zvicerane po vazhdojnë përpjekjet intensive