Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pasur kritika për Qeverinë Kurti 2, duke e cilësuar periudhën e saj të qeverisjes si një “show” dhe jo si një mandat për realizimin e projekteve konkrete.
I ftuar mbrëmë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Abdixhiku tha se pesë vitet e fundit kanë qenë më shumë një shfaqje televizive, e ngjashme me një reality show si “Big Brother”.
“Për një moment është mirë me pa dhe kuptu një gjë bazike, në politikë, nuk janë për t’u shërbyer disa figura politike që e kthejnë jetën në një show si ‘Big Brother’, sepse nuk ka punë, ka show. Pesë vitet kanë qenë show, 2 miliardë euro janë shpenzuar, dhe unë i sfidoj secilin njeri në Kosovë të më thotë cilin projekt e ka nisur kjo qeveri… Nëse qytetarët duan të zgjedhin festat me goma, Dimal Bashën kryetar të Kuvendit, Ardianën dhe Albinen si politikanë, dhe të këndojnë këngë për pushkë, nëse këto janë vlerat që ata duan të kenë, unë nuk jam duke i parë. Njerëzit janë të dëshpëruar”, tha i pari i LDK-së



Të tjera
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në
Lajme
Kica i reagon Kurtit për “diellin dhe shiun”: Moti e kam kuptu qe ky zgjidhjet i pret nga qielli
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Aktuale
Gola në Këshill të Evropës: Banjska është e vërteta e pakëndshme me të cilën Serbia do të përballet herdokur
Ish-Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian