Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, deklaron se bashkë me kryesinë e partisë me “unanimitet të plotë”, votuan dhe zyrtarizuan ekipin e tyre për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
“Pas një procesi të brendshëm konsultativ, të ndërtuar mbi besim, unitet të plotë si rrallëherë më parë; dhe përkushtim të sinqertë, LDK sjell para qytetarëve më të mirët që ka – një ekip përfaqësuesish të jashtëzakonshëm, me dije dhe me vizion të qartë për zhvillimin e qyteteve tona”, shkruan Abdixhiku.
“Disa prej tyre janë udhëheqës të dëshmuar – figura që kanë rikthyer besimin në qeverisje, që kanë mbrojtur dinjitetin e qytetarëve dhe kanë sjellë projekte e zhvillim konkret në komunat e tyre. Të tjerët janë energjia e re që vjen me pasionin e ndryshimit – njerëz që janë gati të marrin përgjegjësi atje ku sot mungon dija dhe drejtimi”, vijon Abdixhiku.
“Në ditët në vijim, do të zyrtarizojmë edhe kandidatët tanë për Malishevë, Klinë, Kamenicë dhe Kaçanik; siç do të finalizojmë dhe listën e mbi 994 këshilltarëve lokal me të cilet garojmë në zgjedhjet lokale në të gjitha komunat”, njofton ai.
Postimi i plotë:



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në