Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se procesi për zgjedhjen e presidentit të Kosovës është kompromentuar, duke theksuar se nuk sheh më arsye për takime të tjera lidhur me këtë çështje.
Kjo vjen, sipas Abdixhikut, pas deklaratave nga zyra e Presidenca e Kosovës se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka ofruar Vjosa Osmanit një propozim që, në rast të dështimit të zgjedhjes së presidentit dhe shkuarjes në zgjedhje, përgjegjësia t’i faturohet opozitës.
“Procesi është kompromentuar tani. Mbrëmë kuptova nga deklarimet e Presidencës se deri sa ne kemi qenë në biseda, ata kanë shkuar kanë kërkuar fajësime për opozitën. Në një anë je në tavolinë me dikë, në anën tjetër bën skenar të fajësimit. Ky është kompromentim i rëndë i procesit, prandaj s’shoh arsye të kemi takime të tjera për këtë çështje”, ka thënë Abdixhiku të enjten.
Ai theksoi se LDK-ja ka tentuar të japë kontributin për një zgjidhje konsensuale dhe të jetë konstruktive në këtë proces.
Sipas Abdixhikut, vendosja e një kandidati partiak e kthen procesin në garë politike dhe jo në përpjekje për konsensus, duke shtuar se presidenti duhet të jetë figurë uniteti dhe jo përfaqësues i një partie.
“Kosova nuk e ka problemin e kandidimit, por të zgjedhjes së presidentit. Presidenti duhet të përfaqësojë unitetin e vendit dhe jo interesat partiake”, ka thënë ai.
Abdixhiku paralajmëroi se nëse presidenti nuk zgjidhet deri sonte në mesnatë, vendi mund të hyjë në një cikël të ri zgjedhjesh, duke e cilësuar këtë si dështim të madh institucional dhe të paprecedentë në historinë e Kosovës.
Ai shtoi se nuk ka kuptim që tri pozitat kryesore shtetërore t’i takojnë një partie të vetme, duke theksuar se për shumicë të thjeshtë ekziston posti i kryeministrit, ndërsa për unitet më të gjerë duhet të jetë posti i presidentit. /Koha



Të tjera
Lajme Opinione
Sabri Beqiri: Arroganca e një kryeministri që poshtëroi presidenten dhe elektoratin e saj
Nga politika e të çoroditurve në
Ekskluzive Lajme
Si raportoi gazeta Washington Post për sulmin në Prekaz 28 vite më parë`?
28 vite më parë ndodhi sulmi
Aktuale
Abdixhiku: Presidenca e zbuloi se Kurti bënte plane për fajësim të opozitës derisa ishte në tavolinë me ne
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës,