Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar për emërime të reja në disa nga pozitat më të rëndësishme organizative të partisë, në kuadër të procesit të riorganizimit dhe konsolidimit të brendshëm.
Sipas vendimit të bërë publik, Ilir Ferati emërohet në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me përgjegjësi për drejtimin dhe koordinimin e aparatit institucional dhe administrativ të partisë, si dhe për sigurimin e zbatimit të rregullt të vendimeve të organeve drejtuese të saj.
Ndërkohë, Sokol Haliti emërohet në detyrën e Sekretarit për Mërgatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me përgjegjësi për forcimin e lidhjes së partisë me mërgatën tonë, organizimin dhe përfshirjen e saj aktive në jetën politike dhe zhvillimore të vendit.
Po ashtu, Visar Azemi emërohet në detyrën e Sekretarit Organizativ të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me përgjegjësi për koordinimin e strukturave organizative të partisë dhe për forcimin e funksionimit të saj në të gjitha nivelet.
Abdixhiku falënderoi gjithashtu Imri Ahmeti për kontributin e tij si sekretar i deritanishëm i partisë, duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e tij.
Këto emërime, sipas Abdixhikut, janë pjesë e fazës së konsolidimit organizativ dhe politik të LDK-së, ndërsa paralajmëroi se së shpejti do të prezantohet edhe përbërja e re e Kryesisë së partisë.



Të tjera
Aktuale
Haxhiu: PDK, LDK, AAK, Lista Serbe s’janë të pranishëm, po presim nëse po kthehen
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi
Aktuale
Deputetët e shumicës parlamentare hyjnë në sallë
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë hyrë
Aktuale
Më pak se dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Kosovës i kanë mbetur më pakë