Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se s’ka vullnet për konsesnsus për çështjen e Presidentit.
Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ai tha se nuk është e mundshme as një marrëveshje politike.
I pyetur për këtë, Abdixhiku mohoi se marrëveshja politike është ende në tavolinë.
“Herën e kaluar i kemi pasur tri alternativa. E para ka qenë imponimi të cilin e hoqëm prej tavolinës menjëherë. Më pas kanë qenë marrëveshja politike dhe konsensusi. Në parim, kryetari i Vetëvendosjes ka kërkuar 85 vota, që do të thotë se marrëveshja politike me LDK-në s’bëhet për 85 vota. Pra, nuk ka pasë as parakushte as diskutime për marrëveshje politike”, tha ai.
Abdixhiku tha se “le ta provojnë garën”, duke iu referuar deklaratave të Kurtit që paralajmëroi se mund të ketë edhe garë partiake për President.
“Por LDK i sugjeron që të provohet konsensusi para garës”, tha ai.



Të tjera
Lajme Opinione
24 hektarë Kishës Serbe “për hatër të Rashiqit”, Hoti: Pra me vite ishte “tradhti”, kjo është retorika e mashtruesit
Deputeti i Lidhjes Demokratike e
Aktuale
“Nenad, po e bëj për shkakun tënd”: Rashiq thotë se falë tij Kurti i barti 24 hektarët Manastirit të Deçanit
Ministri për Komunitete dhe
Lajme
Eksperti kushtetues: Kërkesa e VV-së që të detyrohen 120 deputetë të rrinë në sallë i jep të drejtë veto-je Listës Serbe
Avokati dhe eksperti kushtetues, Faton