Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur konferencë për media pas përfundimit të takimit me liderin e LVV-së, Albin Kurti. Abidixhiku ka thënë se qëndrimet e Kurtit janë të njëjtë dhe s’kanë ndryshuar, shkruan Gazeta Express.
Kryetari i LDK-së ka thënë se Kurti as s’e respekton e as s’e interpreton njëjtë vendimin e Kushtetueses, as për votimin e fshehtë, e as për përgjegjësinë që ka për krijimin e shumicës.
“Qëndrimit e deputetit Kurti ishin të njëjta. As se respektonin as se interpretonin njëjtë vendimin e Kushtetueses. As për votimin e fshehtë edhe për çështjen e përgjegjësie për shumicën që i takon atij”, ka thënë Abdixhiku, shkruan Express.
Tutje ai ka thënë se Kurti e ka pranuar që s’ka shumicë dhe ka kushtëzuar, ose të shkohet me votimin e fshehtë, ose të rrëzohet votimi i fshehtë duke ia votuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.
“Për LDK është evidente që përgjegjësia për krijimin e shumicës i takon Kurtit. Z. Kurti pranoi që s’ka shumicë, por kërkoi kushtëzime. Ka kushtëzime që të votojë fshehtë, ose të rrëzohet votimi i fshehtë, duke e votuar Albulena Haxhiun. Mos lëvizja nga këto pozicione e bën fatkeqe situatën”, ka shtuar tutje.
“Mosrespektimi i vendimit është hap i parë në përmbysjen e rendit Kushtetues”, ka thënë Abdixhiku.



Të tjera
Aktuale
Plagoset një 44 vjeçar në Skenderaj
Një person 44 vjeç ka mbetur
Aktuale
“A iu ofroi Kurti të merrni postin e Ministres së Arsimit”?, Osmani: Janë diskutuar këto gjëra…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka
Aktuale
Pezullohet Dekreti për shpërndarjen e kuvendit, Qeveria: Presim që vendimi përfundimtar të sjellë qartësi
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur