Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vlerësuar se kandidatët për kryetar të komunave na radhët e LDK-së janë bërë tabelë qitje në këtë fushatë zgjedhore.
Ai ka bërë me dije se të tillët janë mercenar.
Në profilin e tij në “Facebook”, i pari i LDK-së ka shkruar se 12 tetori do të vijë si përgjigjja më e fortë.
“12 tetori do të vijë si përgjigjja më e fortë dhe më e qartë për të gjithë ata mercenarë që kanë vënë LDK-në dhe kandidatët tanë në tabelë qitjeje në këtë fushatë. Le të shajnë. Le të ofendojnẽ. Kaq dinë, kaq bëjnë. Nuk kemi kohë për ta. Moçalin e madh të pështymave të mbrëmjes, LDK, sikurse dhe populli i Kosovës, ka vendosur ta injorojë. Kemi zgjedhur një rrugë tjetër: të ecim me qytetarë, me njerëzit e ndershëm e të punës dhe përpjekjes; dhe me ta bashkë, të bëjmë fitoren e vjeshtës si nisje të shpresës. Le të fitojmë!”, ka shkruar ai.



Të tjera
Lajme Opinione
Dritan Hila: Si po eksporton Albin Kurti revolucionin në Shqipëri
Albin Kurti është modeli i
Lajme
Gucati: Aktakuza për masakrën në familjen Jashari hap i rëndësishëm
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të
Lajme
Vazhdojnë kërkimet për 5-vjeçarin kosovar të zhdukur në një lumë në Zvicër
Autoritetet zvicerane po vazhdojnë përpjekjet intensive