Në respektim të të gjitha rregullave për pandeminë, sot kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga nënkryetari z. Muhaxheri dhe nënkryetari i Kuvendit, z. Shala ishin në takim pune me kandidatët për asamble e strukturat partiake.
Takimi frytdhënës në shtëpinë e LDK-së, në Istog ishte inspirues dhe motivues. Është fat që Istogu ka një kandidat si Ilir Ferati. Ai ka vizionin dhe përkushtimin që Lidhja Demokratike ta mbaj në qeverisje qytetin e bukur të Dukagjinit. Istogu ka qenë gjithmonë bastion i LDK-së, kështu do të jetë edhe me 17 tetor e përgjithmonë. Rrugëtimi i të gjithë neve, anëtarëve e aktivistëve është i vështirë – por i domosdoshëm, për t’ia kthyes shkëlqimin LDK-së. Për ta kthyer LDK-në në origjinalitetin e saj – parti e parë.
Nuk ka dyshim që ky sukses do të arrihet së bashku me punën dhe angazhimin e përbashkët, në njërën anë strukturat e në anën tjetër qytetarët, gjithmonë në sinkron me nevojat e tyre, njofton Zyra per medie e LDK-se percjelle Botapress.