I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili ndodhet jashtë vendit, ka reaguar rreth dështimit të radhës së seancës për konstituimin eKuvendit, ku kryesuesi Avni Dehari propozoi votim të fshehtë për kryetarin e kuvendit, duke e cilësuar këtë veprim si ‘‘arbitraritet i plotë’’, shkruan Gazeta Express.
Abdixhiku ka kritikuar VV-në më tej, duke thënë se këta të fundit s’e njohin njerëzoren, as fjalën e as kurrizin.
I pari i LDK-së, ka vlerësuar se kjo qasje e VV-së duhet të refuzohet.
Postimi:
A po e kuptoni tani, se pse me të tillët, nuk mund të kesh as takim e as mirëkuptim?
Të takojnë, të mashtrojnë!
Gjersa të thërrasin në takim, jashtë të ofendojnë.
Në fund veprojnë në arbitraritet të plotë!
Sepse nuk njohin njerëzoren, as fjalën as kurrizin!
Kjo politikë duhet të marrë fund! LDK do t’i japë fund!
Është interes kombëtar refuzimi i qasjes së tillë politike, jo nënshtrimi e dorëzimi para saj. Shpresoj dhe partitë tjera ta kuptojnë këtë gjë sa më parë.
LDK e ka të qartë.
Prandaj është konsistente.
Para, gjatë e pas zgjedhjeve.
Prandaj votuesi e mbështetësi i LDK-së sot rri krenar!



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite