Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se gjatë bisedimeve me Lëvizja Vetëvendosje nuk është diskutuar asnjë emër tjetër për postin e presidentit, përveç atij të Glauk Konjufca.
Ai theksoi se qëndrimi i LDK-së ka qenë kundër këtij propozimi, jo për arsye personale ndaj Konjufcës, por për shkak të pozitës së tij partiake.
“Me LDK-në, Vetëvendosja nuk ka diskutuar as edhe një emër tjetër përveç Glauk Konjufcës. Për të kemi pasur qëndrim, jo për personin, por për shkak të pozicionit partiak që mban, që nuk mund të jetë president i Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.
Sipas tij, kjo ka qenë një ndër arsyet kryesore pse nuk është arritur marrëveshje për çështjen e presidentit.
“Kjo ka qenë arsyeja pse shkuam në interpretimin e Gjykatës Kushtetuese, pra pse e humbëm afatin, na u shtuan edhe 44 ditë. Dhe jemi prapë në pozicionin e njëjtë si para vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Por unë u përpoqa, u përpoqa të gjejmë zgjidhje për presidentin e Kosovës. Unë nuk kam hapur diskutime të tjera. S’kam hapur diskutime as për ekzekutiv, as për kryetar kuvendi, sepse çështja është për presidentin. Momentin që kishim trajtuar çështjen e presidentit, do të mund të trajtonim edhe çështje të tjera. Dhe nuk kemi kërkuar asnjëherë asnjë pozicion për LDK-në, aq më pak për mua. Domethënë kemi pasur qëndrime parimore. Më pas, po të ishim pajtuar për propozime parimore, atëherë do të kishim hapur fazën e diskutimeve të tjera”, tha ai.



Të tjera
Lajme
Konjufca për Vjosa Osmanin: E goditi hapur Qeverinë në 2024-ën, por VV-ja i fitoi dy palë zgjedhje
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca,
Aktuale
Si mund të votojnë qytetarët rezident që ndodhen përkohësisht jashtë vendit?
E diela e 7 qershorit mbase
Aktuale
Dy muaj angazhim, një vit pagë – 85 deputetë aplikojnë për pagën kalimtare në Kuvend
Shpërndarja e Kuvendit i la më