Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ftuar për një takim të dytë shoqërinë civile dhe OJQ-të.
Siç thuhet në njoftimin e kësaj partie, takimi konsultativ po mbahet për të diskutuar për “gjendjen politike në vend, me theks të veçantë relacionet e Kosovës me aleatë”.
Takimi do të nisë nga ora 11:00, ndërsa mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa më pas diskutimi do të jetë i mbyllur.
Abdixhiku mbajti takimin e parë më 5 korrik me gazetarë e përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, sikur edhe analistët e opinionistët.