Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka komentuar kërkesën e dorëzuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Gjykatën Kushtetuese lidhur me formimin e Komisionit për Votim të Fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, shkruan Gazeta Sinjali.
Abdixhiku deklaroi se LDK-ja do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht përmbajtjes së tij. Megjithatë, ai tha se deputetët e kësaj partie do të qëndrojnë të vendosur në kundërshtimin e tyre ndaj votimit të fshehtë.
“Ne dëshirojmë ta respektojmë vendimin dhe e respektojmë. Por deputetët tanë do të qëndrojnë të palëkundur në qëndrimin e tyre kundër,” theksoi Abdixhiku në një intervistë për Tv Dukagjini.
Ai shtoi se edhe nëse Kushtetuesja e lejon votimin e fshehtë, deputetët e LDK-së do të marrin pjesë në proces dhe do ta shprehin hapur kundërshtimin e tyre. “Ata do të dalin, do ta marrin letrën, do ta plotësojnë kundër, do ta tregojnë te kamera dhe do ta vendosin në kuti të votimit – 20 vota kundër. S’ndryshon asgjë,” tha ai.
AAK kishte kontestuar formimin e Komisionit për Votim të Fshehtë, duke kërkuar nga Gjykata Kushtetuese interpretim nëse një vendim i mëhershëm i Kuvendit për votim të hapur mund të ndryshohet në këtë fazë.



Të tjera
Lajme Opinione
Harry Bajraktari: Shqiptarët nuk duhet t’i kundërshtojnë investimet amerikane në trojet shqiptare
Shqiptarët nuk duhet t’i kundërshtojnë
Showbiz
Alba lajmërohet nga Indonezia, shfaqet ‘zjarr’ në këtë veshje provokuese
Alba Vukaj është një ndër femrat
Showbiz
Londrimi publikon këngën “My Baby”, në klip Dolce me skena “hot”
Fituesi i edicionit të katërt të