Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku, ka thënë bashkimi eventual i partisë që e udhëheq me presidenten Vjosa Osmani do të ishte i dobishëm për vendin.
Ai ka thënë se më specifiksisht për këtë çështje mund të flasë pasi që Osmanit t’i skadojë mandati.
“Përderisa zonja Osmani është presidente e vendit, dhe për 25 ditët e ardhshme, i bëjmë nder Republikës dhe institucionit nëse nuk e përfshijmë në çështje partiake. Pas kësaj kohe, mund te flasim me specifikisht. Padyshim, përbashkimi eventual në një vizion të përbashkët do të ishte i dobishëm për vendin”, ka thënë Abdixhiku në një përgjigje për KOHËN.
Abdixhiku të enjten me një shkrim në Facebook ka bërë thirrje për bashkim të institucionalistëve, mbështetësve të Republikës dhe të gjithë udhëtarëve të rrugës euroatlantike, duke theksuar nevojën për tejkalimin e dallimeve dhe përqendrimin në të ardhmen e vendit.
Ai ka thënë se thirrja për bashkim nuk vlen për PDK-në dhe AAK-në.
Abdixhiku ka paralajmëruar se do të nisë një proces të bashkimit politik dhe qytetar rreth një projekti të përbashkët, që sipas tij duhet të tejkalojë dallimet, ambiciet personale dhe hidhërimet e së kaluarës.



Të tjera
Aktuale
Osmani lë Presidencën pas pesë viteve, largohet me veturën që dikur e shfrytëzonte Rugova
Pas dorëzimit të detyrës së presidentes
Lajme
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e Ngushticës së Hormuzit ose do ta shihni ferrin
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë
Aktuale
Osmani ia dorëzon Kushtetutën, Haxhiu: Do ta ushtrojë detyrën me përgjegjësi
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena