Gjatë ditës së djeshme Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës arritën marrëveshje koalicioni në garën e balotazhit për Komunën e Fushë- Kosovës.
Kandidatja Vildane Latifi, u rreshtua përkrah Valon Prebrezës së VV-së.
E duarshtrëngimi mes tyre, u pa si një “sinjal” për nisje të bashkëpunimit edhe për pushtetin qendror, pavarësisht kacafytjeve mes liderëve të subjekteve Albin Kurtit dhe Ramush Haradinajt.
Kjo temë me rëndësi të veçantë u diskutua në DPT te Fidani me anëtarin e AAK-së, Haki Abazin.
Abazi tha në Klan Kosova se është VV-ja ajo që i ka trokitur në derë AAK-së.
Ai theksoi se nëse Kurti do t’i jepte Haradinajt postin e kryeministrit, nuk e di se çfarë vendimi do ta merrte kryesia, edhe pse vetë është kundër vazhdimit të çfarëdo raporti me LVV-në.
“Jo nuk jemi zbutur karshi VV-së. Ta them hapur, ajo ka qenë një trokitje në derë prej Vetëvendosjes dhe fuqia e AAK-së është ajo çfarë është tregu. Kryetarja zonja Vildane e ka treguar anën pragmatike të saj, që të përfaqësohet ai zë, ata qytetarë që kanë votuar”, deklaroi Abazi.



Të tjera
Aktuale
Deputeti i VV-së: Jemi të gatshëm në çdo moment të shkojmë në zgjedhje
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi,
Lajme
Mediat: Plan sekret SHBA-Rusi për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Administrata amerikane e udhëhequr nga Donald
Aktuale
A është seanca e orës 11:00 e kundërligjshme, çka thotë ligji?
Tri partitë më të mëdha ish-opozitare,