Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta mbështesë dhe do të merr pjesë në protestën e thirrur për nesër (të shtunën) në ora 18:00 nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili shpërndau në profilin e tij njoftimin për protestën e nesërme, duke bërë thirrje për të marrë pjesë.
Ministri Peci shkarkon këshilltarin e tij që u arrestua sot për korrupsion
“Protestojmë kundër marrëzisë e mashtrimit. Nesër në 18:00”, thuhet në postimin e tij.
Protesta është njoftuar për nesër në ora 18:00, ka bërë të ditur kryetari i OVL UÇK-së, dega në Pejë, Gazmend Syla.
“Kundër koordinimit me Milan Radojçiqin! Kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK! Ligji që përjashton veteranët nga paga minimale, u votua turpshëm nga shumica parlamentare. Prandaj kërkojmë nga presidentja që ta kthejë mbrapsht këtë ligj të padrejtë dhe anti-UÇK”, është thënë në njoftim./Botapress.info/