Pas Partisë Demokratike e Kosovës, edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që Feride Rushiti të tërhiqet nga kandidatura për presidente.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, deklaroi se kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje po përfshihet në një proces që, sipas tij, po dëmton rendin kushtetues të vendit.
“Nuk do të lejojmë që të dëmtohet më tej rendi kushtetues, nuk mund dhe nuk duhet të legjitimohet logjika parti-shtet për shkak se ne nuk jemi në një shtet monist, një partiak. Demokracia nuk funksionon mbi imponim, por mbi marrëveshje e kompromis dhe respekt njëri ndaj tjetrit. Dje, Kurti foli gjatë e përdori foltoren e kuvendit për një diskutim politik brenda partiak, ai foli edhe për 3 emra të cilët do të ishin unifikues, megjithatë, qytetarët e panë qartë se ai nuk u konsultua me partitë të cilat i thërriste për diskutim, por në mënyrë arbitrare i solli në kuvend dy emra të tjerë. Kjo vetëm unifikuese nuk është por përjashtuese”, deklaroi Tahiri.
Ai shtoi se AAK vlerëson se vendi ka nevojë për një proces më gjithëpërfshirës dhe konsensual, duke ritheksuar kërkesën që Rushiti të tërhiqet nga gara.
“Ne si AAK besojmë se Kosova meriton më shumë, propozimi ynë i parë është që Feride Rushiti të tërhiqet nga kandidatura e saj për shkak se po bëhet pjesë e një procesi politik, i një procesi i cili po rrënon rendin kushtetues. Në rrethana tepër të vështira nuk kemi të bëjmë as me unifikim as diskutim, por përjashtim”, theksoi ai.



Të tjera
Lajme
Çitaku i përgjigjet Kurtit: Nëse ka njeri që s’e njeh rezultatin zgjedhor, ai je ti
Pas konferencës së kryeministrit Albin Kurti,
Lajme
Kurti thotë se LDK s’tregoi për kë i ka 15 nënshkrime, kërkon t’ia çojnë për garë me Rushitin emrin që e mbështesin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka
Aktuale
E akuzuan për puç e shkelje kushtetuese, Kurti përgjigjet
Kryeministri Albin Kurti ka akuzuar partitë