Sot zyrtarisht vendi ka hyrë në heshtje zgjedhore, pasi nesër do të zhvillohet gara e balotazhit në 21 komuna
Por, i pari i qeverisë ka vendosur të mos qëndroj i heshtur, shkruan Insajderi.
Kryeministrit Kurti nga Podujeva ka marrë rrugën për në Gjakovë për të takuar kandidaten për kryetare të kësaj komune nga Vetëvendosje, Mimoza Kusarin.
Ish-kandidatja për deputete nga VV-ja Mimoza Shala përmes një postimi në Facebook, ka publikuar një fotografi së bashku me Kurti dhe Kusari-Lilan.
“Gjakova në heshtje e zhurma, kryeministrin e mirëpret!”, ka shkruar Shala.
Ende nuk dihet se përse ka zgjedhur që në ditën e heshtjes zgjedhor Kurti ti vizitojë kandidatë për kryetar nga partia e tij.
Sot gjatë ditës ai ka qëndruar në Podujevë ku së bashku me kandidati e partisë së tij për të parin e kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, kanë bërë shëtitjen në sheshin e qyteti, duke u ndalur edhe për kafe me të gjithë përkrahësit e tyre