Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama raportohet të ketë dhënë dorëheqje nga posti të cilin e ka drejtuar deri më tani.
Sipas raportimeve të shumta theksohet se tashmë Rama ka ofruar dorëheqjen e tij Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.
Rama ka shkuar në Presidencë bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, për ta ofruar dorëheqjen.Të kontaktuar nga lajmi.net nga Zyra për Media e Ministrisë së Mbrojtjes kanë deklaruar se nuk kanë informacione për një gjë të tillë.
“Ne nuk posedojmë një informacion të tillë”, tha Ibrahim Shala nga Zyra për Media e FSK-së.
I njëjti ka ripërsëritur këtë gjë duke thënë se këta të fundit nuk posedojnë këtë informatë.
Deri më tani në media është thënë se në krye të FSK-së pritet të vijë një nga anëtarët e familjes Jashari, gjë kjo e pakonfirmuar deri më tani.
Duhet përkujtuar që ditë më parë është raportuar se kryeministri Albin Kurti ka kërkuar largimin e Rarahman Ramës nga drejtimi i FSK-së, teksa nuk janë dhënë detaje shtesë se pse është bërë një gjë e tillë./Botapress.info/