A shkon LDK-ja në takim të thirrur nga presidentja? Përgjigjet Bajrami

Pas dorëzimit të kallëzimit penal ndaj vendimeve të Qeverisë në detyrë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në një takim të përbashkët mes subjekteve politike, me qëllim të zgjidhjes së ngërçit institucional.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar para mediave se partia e saj mbetet e hapur për pjesëmarrje në takime të tilla, por gjithçka varet nga temat që do të diskutohen dhe qëllimi i takimit.

“Ne e kemi vendosë këtë propozim në tavolinë, natyrisht që jemi të hapur të jemi prezentë në takime të tilla për të nxjerrë vendin nga ngërrci institucional.

Krejt varet për çka ftohet takimi dhe se çfarë qëllimi do të ketë, por ka qenë propozim i yni që të gjitha partitë politike të mblidhen diku që t’i jepet fund ngërrçit politik”, tha Bajrami.

Të tjera

Uncategorized

Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino

In questo articolo esploreremo i metodi

Lajme

Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës

Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen