Zakonisht jemi mësuar t’i shohim bashkë. Sidomos në takimet protokollare dhe në manifestimet shtetërore apo përkujtimore. Presidentja Vjosa Osmani e Kryeministir Albin Kurti, bashkë me Kryeparlamentarin Glauk Konjufca pothuaja në çdo dalje publike janë parë “dorë për dore” apo krah për krah njëri-tjetrit, shkruan Botapress.
Bashkë janë parë në Përvjetorin e Pavarësisë, në Kazermën “Adem Jashari” në përvjetorin e amshimit të Presidentit Ibrahim Rugova…
Por bashkë nuk janë parë sot në 5 vjetorin e amshimit të veprimtarit Adem Demaçi.
Në homazhet pranë varrit të Adem Demaçit është parë Albin Kurti me Glauk Konjufcën por jo edhe me Vjosa Osmanin.
Bile sa për të rënë në sy më shumë “ftohja” mes Presidentes Osmani dhe Kryeministrit Kurti, shihet edhe me rastin e përvjetorit të rënies se heroit të Kosovës, policit Enver Zymberi.
Kështu përderisa për rënien e policit Enver Zymberi gjatë operacionit të Njësisë Speciale në Veri të vendit, të kryer 10 vjet më parë, kryeministri Kurti e ka përmendur në adresimin e tij në mbledhje të Qeverisë, Presidentja Vjosa Osmani ka lëshuar një deklaratë zyrtare në përvjetorin e 5-të të rënies së policit Enver Zymberi.
Mbase mund të jetë “e rastësishme” kjo agjendë e ndryshme mes Presidentes dhe Kryeministrit, por së paku opinioni është mësuar që krerët e shtetit, Presidentja dhe Kryeministri gjithmonë të jenë së bashku, ndërkaq sot janë me agjenda të ndara.
Mbase diçka nuk po shkon!
Mbetet të shihet në të ardhmen!