Në garën për drejtor të Televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla, ka dalë më i vlerësuari nga një komision i formuar për përzgjedhjen. Tani, emri i tij pritet të shkojë në Bord. Nuk duhen shumë kërkime për të gjetur se Gërvalla është i lidhur ngushtë me Lëvizjen Vetëvendosje ndër vite. Ai shoqërohet me figura të rëndësishme të partisë, ndërsa është edhe në disa lista të donatorëve të LVV-së.
Kanë vazhduar konkurset për pozita të larta në Radio dhe Televizionin e Kosovës, që kanë nisur prej kur u ndërrua pushteti në vend.
IHMK thotë se vërshimet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim
Së fundi, nisën procedurat për zgjedhjen e drejtorit të Televizionit në Radiotelevizionin e Kosovës. Konkursi është shpallur më 16 dhjetor të vitit që shkoi dhe në këtë pozitë kanë kandiduar Rilind Gërvalla, Bekim Grajçevci, Xhevdet Sfarça, Fisnik Dërguti, Avni Dalipi dhe Xhymret Veliu
Kandidatët e zgjedhur në listën e ngushtë e të cilët duhet t’i dërgohen bordit të RTK-së janë Rilind Gërvalla, Xhevdet Sfarça, Xhymret Veliu dhe Fisnik Dërguti.
Vlerësimin për zgjedhjen e drejtorit të televizionit publik e ka bërë një komision prej pesë anëtarëve, të cilin e krijon Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, në këtë rast, Shkumbin Ahmetxhekaj.
Kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, i ka thënë Gazetës Express se akoma nuk kanë shkuar emrat e përzgjedhur.
“Ne deri më tani ende nuk kemi marrë propozimin për këtë pozitë, pasi që procedurat janë duke u zhvilluar në menaxhment”, ka thënë ai në një përgjigje me shkrim.
Kandidati më i vlerësuar, emri i të cilit pritet t’i shkojë shpejt bordit është Rilind Gërvalla, merr vesh Gazeta Express.
Gërvalla duket se ndër vite ka pasur lidhje të afërta me LVV-në, ndërsa qarkullojnë fotografi të tij me disa prej figurave të partisë, si drejtori i VV-së në Tiranë Boiken Abazi dhe këshilltari i Kryesisë, Arbër Zaimi.
![No photo description available.](https://scontent.fprn13-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/235546767_10158138720486129_7457986950921209068_n.jpg?_nc_cat=103&ccb=1-7&_nc_sid=8bfeb9&_nc_ohc=IBbC1KE0lf8AX-dQNlD&_nc_ht=scontent.fprn13-1.fna&oh=00_AfDiMcqtuLvtgkr-YzdwSpz9OvyrOx2L_bquS68a-xTx1g&oe=63CEC158)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2023/01/Rilind-Gervalla-me-Bojken-Abazin-1.jpg)
Ai figuron disa herë në listat e donatorëve të Lëvizjes Vetëvendosje, me kontribut financiar te kjo parti.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2023/01/image-67.png)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2023/01/image-68.png)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2023/01/rilind-ger-2020.png)
Gazeta ka pyetur Ahmetxhekajn nëse menaxhmenti i RTK-së ka informatë për lidhjet e kandidatit me partinë në pushtet. Ai nuk i ka komentuar këtë, por ka thënë se vendimi final do të jetë në përputhje me ligjin.
“Përzgjedhja e drejtorit të kanalit në gjuhën shqipe është në proces. Ka ende afate ligjore që duhet respektuar dhe natyrisht që çdo vendim final do të jetë në përputhje me legjislacionin në fuqi”, ka thënë Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së.
Gërvalla punon në RTK prej vitesh në sektorin e lajmeve ndërkombëtare.
Kandidati i vlerësuar për drejtor të televizionit të RTK-së, e ka mbyllur profilin e tij në Facebook më 18 janar, 2023. Ai e ka të hapur llogarinë në Twitter, ku e ka përshkruar vetën si “gazetar dhe aktivist”. Në profilin e tij në Twitter, Gërvalla rishpërndan edhe postime të zyrtarëve qeveritarë, ndërsa edhe më herët, përmes postimeve, i ka dhënë përkrahje LV-së.
Gërvalla ishte pozicionuar krah LV-së edhe pas ndarjes së saj. Në vitin 2014 ai ka shkruar në Tëitter për “mashtrimin që e bëri klika e Dardan Molliqajt”.
Në Facebook ka postime ku Gërvallës i drejtohen si aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa ka fotografi të tij me zyrtarë të LVV-së ndër vite, edhe në hapësirat e partisë./Botapress.info/
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2023/01/Rilind-Gervalla-ne-zyre-te-partise-2-824x600.jpg)