Shumë herë është spekuluar kalimi i Albena Reshitajt nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në Lëvizjen Vetëvendosje.
Kjo për shkak që deputetja Reshitaj, që një kohë të gjatë ka shfaqur hapur afërsinë me partinë e Albin Kurtin dhe largësinë me atë të Ramush Haradinajt.
Zërat u shtuan edhe për shkak që Reshitaj, kishte qëndruar në seancë në momentin kur u votua Vjosa Osmani për presidente – vendim i cili ishte kundërshtuar ashpër nga AAK.
Ndërsa sot, deputetja Reshitaj, ka publikuar një fotografi me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti – Selimi.
Shumë komentues me të publikuar fotografinë kanë kërkuar që ajo edhe zyrtarisht të dalë në Lëvizjen Vetëvendosje.