Edhe pse tërë aksioni i sotëm mund të realizohej me një urdhër-qarkore të vetme brenda Policisë së Kosovës, kryeministri Kurti për konsum elektoral orkestroi spektakël politik.
Në aksionin e sotëm të policisë ishte edhe Agim Bahtiri, kandidat për kryetar të Mitrovicës, i cili ka keqpërdorur uniformën policore, duke u fotografuar me pjesëtarët e Njësisë Speciale për të përfituar politikisht nga emocionet e krijuara të qytetarëve.
Inspektorati Policor ka obligim ligjor që të inicioi hetim të menjëhershëm për keqpërdorim të uniformës policore, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme nuk duhet ta përfshijë policinë në fushatën zgjedhore.