Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, është nervozuar me anëtarin e bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), për qëndrimin e tij ulur në karrige dhe qasjen e tij ndaj deputetëve, gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet.
Derisa po shqyrtoheshin raportimet e shpenzimeve të RTK’së për janar-mars 2023 si dhe raportin vjetor të televizionit publik, Pal Lekaj është nervozuar keq me anëtarët e bordit të RTK’së.
Aksidentohet autobusi me pasagjerë në Shqipëri, disa të lënduar
Lekaj ka thënë se si deputet edhe ata kanë përgjegjësi njëjtë si Bordi, që marrin para nga Kuvendi. Derisa po fliste njëri nga anëtarët e Bordit të RTK’së, filloi të flas dhe kishte qëndrimin ulur në mënyrë jo të duhur.
“A ka mundësi ti mos me fol edhe mu ulë taman qysh duhet, se je para komisionit për buxhet. Nuk je në kafe as në restorant, ta dish ta kesh kulturën minimale, se s’jemi këtu as të rrugëve, por jemi deputetë të parlamentit të Kosovës”, u shpreh Lekaj.
Anëtari i bordit të RTK’së, u ulë si duhet dhe më pas raportimi vazhdoi. /Botapress.info/