Administrata amerikane është në procesin e vendosjes nëse do të dërgojë një zyrtar të lartë amerikan në Ukrainë në shenjë mbështetjeje. Mediat shkruajnë se presidenti i SHBA Joe Biden u tha gazetarëve të enjten se ishte gati të shkonte personalisht në Kiev.
Joe Biden shkëmbeu disa fjalë me gazetarët ndërsa përgatitej të hipte në Air Force One për në Karolinën e Veriut.
Gazetari : A do të dërgoni zyrtarë të lartë në Ukrainë?
Joe Biden: Ne po e marrim atë vendim tani.
Gazetarja: Kë do të dërgoni?
Joe Biden: A jeni gati për të shkuar?
Gazetarja: Po ju?
Joe Biden: Po!