Princ Leka dhe partnerja e tij aktuale Blerta, kanë bërë daljen e tyre të parë publike në një intervistë me Arbana Osmanin.
Në emisionin ‘Mirëmbrëma Yje’ çifti foli hapur për sfidat që kanë kaluar në lidhjen e tyre, shkruan “Kosovarja”.
Gjatë intervistës Arbana i shtroi një pyetje Blertës të drejtpërdrejtë “A e ke shkaktuar ti këtë ‘luftë’ me praninë tënde në marrëdhënien mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias?”
Reagimi i Blertës mori vëmendje të madhe në rrjet. Ajo fillimisht qeshi, gjë që nga disa u interpretua si e papërshtatshme dhe më pas u përgjigj shkurt “Jo, nuk jam”.
Edhe vetë Princ Leka ndërhyri për të sqaruar situatën, duke theksuar se arsyeja e ndarjes me ish-bashkëshorten nuk ka qenë Blerta.



Të tjera
Aktuale
Aksident i rëndë në Bresje
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Muja miraton dy vendime të rëndësishme që lidhen me sektorin e qumështit
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë
Lajme
Qeveria në detyrë mban mbledhjen e radhës, merr një sërë vendimesh e ndanë mjete buxhetore
Qeveria në detyrë e Republikës së