Ideja se ftoheni nëse dilni menjëherë pas larjes është ngulitur thellë në mendjet e shumë njerëzve.
Këto paralajmërime sipas mjekëve janë të paqena.
Sipas tyre, nëse dalim jashtë me flokë të lagura është e sikletshme por nuk na bën shënjestër të lehtë të të ftohurës apo gripit.
Të dyja këto shkaktohen nga viruse të cilat mund të na ngjiten nëse biem në kontakt me dikë të sëmurë.
Mjekët thonë se gripi ose e ftohura na godasin nëse biem në kontakt me një burim infeksioni.
Flokët e lagura nuk janë shkaktarë të një infeksioni.
Virozët dhe bakteret nuk merren nga koka
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se është një ide e mirë që të dalim nga shtëpia sapo jeni larë, veçanërisht në temperatura të ftohta.
Moti i ftohtë është mjaft stresues për organizmin dhe në raste ekstreme dalja me kokë të lagur e të pa tharë mirë, nxit hipoterminë që prek sistemin imunitar.
Ekspertët thonë se dushi pastron dhe hap poret e kokës, të cilat duan pak kohë pas larjes që të mbyllen.
Studimet shkencore thonë se virozat respiratore që shkaktojnë të ftohurën, janë në kulmin e tyre në temperatura të ulëta.
Gjithsesi është e pamundur që njerëzit të kapin viroza të tilla vetëm se dalin me kokë të lagur, apo pa xhaketë, shall e kapuç.
Ekspertët rekomandojnë që njerëzit duhet të kenë kujdes të caktuar edhe në frymëmarrje.
Për shembull, në rastin e kollës apo teshtimës, goja nuk duhet mbuluar me pëllëmbën e dorës, të cilën më pas e përdorim për të përshëndetur dikë tjetër.
Goja duhet mbuluar me pjesën e brendshme të bërrylit dhe duart duhen larë shumë shpesh.
Në këtë kohë virozash, duart duhen larë me ujë të bollshëm, të ngrohtë ose të ftohtë dhe minimalisht për 20 sekonda.
Duart duhen tharë me një peshqir të pastër i cili duhet ndërruar minimalisht një herë në dy ditë.



Të tjera
Uncategorized
Betflag live casino: tutto ciò che devi sapere per iniziare a giocare
In questo articolo esploreremo il mondo
Aktuale
Zgjedhja e Presidentit: Sa deputetë duhet të jenë në sallë, sa të votojnë
Vjosa Osmani po kërkon mandatin e
Aktuale
Kurti s’jep sinjale se do ta takojë Haradinajn për çështjen e Presidentit
Kryeministri, Albin Kurti, nuk ka dhënë