Ish-emisari i Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, ka kritikuar evropianët se po përzihen në zgjedhjet në SHBA.
Ai ka pyetur nëse është vlerë perëndimore që ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po mbahet në burg tash e 4 vjet.
“Në vend që të ndërhyni në zgjedhjet në SHBA dhe të përpiqeni të krijoni një internet të ri dhe të censuruar për evropianët, pse nuk përqendroheni në rregullimin e gjykatave ndërkombëtare të vendosura në Evropë?
A duhet të jetë @HashimThaciRKS ende në burg 4 vjet më vonë pa gjyq? Kjo nuk është një vlerë perëndimore”, ka shkruar Grenell.



Të tjera
Lajme
Humolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme
Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore
Aktuale
KEDS tregon cilat zona mbesin pa rrymë nesër për shkak të punimeve
KEDS ka njoftuar për “punime
Aktuale
Haxhiu për çështjen e presidentit: Jam e hapur të ndihmoj
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe