Milorad Dodik ofron propozime të rrezikshme që mund të çojnë në konflikte të hapura në Bosnje dhe Hercegovinë. Kështu vlerësoi opozita nga një debat në parlamentin e Republikës Srpskas të premten.
Në këtë seancë, mazhoranca qeverisëse mbështeti propozimin për tërheqjen e pëlqimit të njësisë për një sërë ligjesh në fuqi në BeH, të cilat opozita i bojkotoi, duke paralajmëruar se e gjithë kjo çon në konflikte të reja, ndoshta edhe në luftë.
Këto janë ligjet që rregullojnë mbrojtjen dhe sigurinë në nivel të Bosnjës, sistemin e taksimit indirekt.
Konkluzionet që në fakt nuk kanë ndonjë efekt të drejtpërdrejtë juridik u propozuan dhe u krijuan nga anëtari i presidencës së BeH, Milorad Dodik.
Konkluzionet thonë gjithashtu se qeveria e RS duhet të propozojë ligje brenda gjashtë muajsh për të rregulluar këto fusha në nivel njësie.
Një nga opsionet e mbrojtura nga Dodik është krijimi i ushtrisë së RS pas shpërbërjes së Forcave të Armatosura të Bosnjës, e cila ekziston që nga viti 2005 në bazë të një ligji të miratuar në parlamentin boshnjak.
Analistja e politikës, boshnjake Ivana Mariq, tha për agjencinë kroate të lajmeve, Index se Dodiku është i vetëdijshëm se fundi i tij është afër.
“Dodiku është aktualisht një bishë e plagosur që është e vetëdijshme se fundi i saj është afër. Prandaj, ai po sulmon të gjitha anët, duke marrë gjithçka mundet, duke përfshirë masat radikale, vetëm për ta mbajtur pushtetin”, tha ajo.
Opsioni i luftës është krejtësisht jorealist, sipas saj.
“Megjithatë, ai nuk mund të ketë mbështetje për luftën, ai nuk ka mjete për një gjë të tillë. Por ai nuk ka nevojë për luftë, atij i mjafton historia e luftës. Ashtu si më parë, mjaftoi vetëm historia e referendumit për pavarësinë… Por i mjafton të flasë për këtë, kështu ushqen urinë e njerëzve për ëndrrat e një Republika Srpska të pavarur”, specifikoi ajo.