Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, është pyetur nëse e di çmimin e një buke
Bajqinovci ka folur të hënën për 1-vjetorin e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje. Ai fillimisht foli për të arriturat e kësaj qeverie, më vonë edhe për shtrenjtimin e rrymës, naftës e bukës.
Në pyetjen lidhur me shtrenjtimin e bukës, Bajqinovci u përgjigj po në të njëjtën mënyrë, duke pyetur “sa është buka?”.
Ai u shpreh se buka nuk është 50 centë, sepse në vendin ku ai e blen kushton 40 centë.
“Buka nuk është më shtrenjtë. Sa është buka? Buka ku unë e blej është 35 dhe 40 centë, jo 50 centë. Unë po flas në lagjen ku blej unë”, u shpreh ai./KlanKosova